image Peja triumfon pa problem ndaj Kamzës në Ligën Unike

Basketboll

Peja triumfon pa problem ndaj Kamzës në Ligën Unike

news image

Peja ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 97:76 (29:21, 18:14, 19:22, 31:19), në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur deri nëntë pikë epërsi në çerekun e parë, 18:9, e më pas kontrolluan këtë pjesë, duke e fituar me rezultat 29:21. Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë deri në 16 pikë, 37:21 dhe ishin vazhdimisht në epërsi, kurse në pushim shkuan me rezultat 47:35.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku Kamza u rikthye dhe dalëngadalë afroi shifrat në 62:57, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57. Verdhezinjtë menaxhuan epërsinë në 10 minutat e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren dhe duke ngritur epërsinë, derisa në fund triumfuan me rezultat 97:76.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 28 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, Ilder Erdem me 17 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Daniel Lekndreaj me dhjetë pikë e 12 kërcime, kurse te Kamza basket u dallua Gerad Davis me 21 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/