image Peja pret Yllin në ndeshjen e parë të finales

Basketboll

Peja pret Yllin në ndeshjen e parë të finales

news image

Sot në basketbollin kosovar në program do të jetë ndeshja e parë e finales, Peja kundër Yllit në kuadër Play Offit të Superligës, shkruan Sinjali Sport.

KB Peja u kualifikua në finale falë rezultatit zyrtar 20-0, pas përleshjeve që ndodhën në ndeshjen e pestë ndaj Ponte Prizrenit, ku klubi prizrenas u dënua me humbje të ndeshjes për shkak të organizimit të dobët të atij takimi.

Pa u dënuar nuk u la as Peja, ku tre basketbollistë të kësaj skuadre u dënuan me të holla dhe dy prej me nga dy ndeshje moslojë.

Në anën tjetër Golden Eagle Ylli e mposhti rivalin e përbetuar Rahovecin 3-2 në seri duke e siguruar finalen e parë të Superligës në histori të klubit.

Therandasit do t’i shkojnë Pejës në palestrën “Karagaqi” me fillim nga ora 20:15.

Kampion i këtij edicioni shpallet skuadra që i arrin tri fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/