image Peja nuk do marrë pjesë në Ballkan League

Basketboll

Peja nuk do marrë pjesë në Ballkan League

news image

Klubi basketbollistik Peja këtë edicion nuk do marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Kjo u konfirmua nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike përmes një komunikate zyrtare.

E tëra arsyeja sipas tyre është mos përmbushja e detyrimeve financiare ndaj BIBL-së në afatet e caktuara.

“Pas refuzimit për të konfirmuar orarin zyrtar të konkursit si dhe përmbushjen e të gjithave detyrimeve të tyre financiare ndaj BILB-së në afatet e caktuara – Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Ballkan League”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ende s’ka pasur asnjë reagim nga klubi i Pejës. /Gazeta Sinjali Sporti/