image Peja ndërprenë bashkëpunimin me Smith, premton përforcime

Basketboll

Peja ndërprenë bashkëpunimin me Smith, premton përforcime

news image

KB Peja dhe dhe basketbollisti amerikan Jyles Smith kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani.

Elshani ka njoftuar se shkëputja e kontratës me Smith është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Jyles Smith nga KB Peja do të largohet më 19 dhjetor.

Njoftimi i plotë nga Arbër Elshani, (pa ndërhyrje):

”Ju njoftojmë se më marrëveshje të dyanshme kemi shkeputur kontratën më basketbollistin e huaj Jyles Smith. Jyles, do të largohet nga KB Peja, më datën 19/12/2021, respektivisht ndeshja ndaj Rahovecit, do të jetë ndeshja e tij e fundit për KB Peja. Klubi PEJA, i ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj tij dhe agjencionit të tij, ku si rezultat edhe ka ardhur akordi për ndarjen me pelqimin e dy taborëve. Ne atij i dëshirojmë suksese në karrierën e tij. Rrini të qetë sepse javën tjetër kallet loja!”. 

 /Gazeta Sinjali Sporti/