KB Peja dhe dhe basketbollisti amerikan Jyles Smith kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani.
Elshani ka njoftuar se shkëputja e kontratës me Smith është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Jyles Smith nga KB Peja do të largohet më 19 dhjetor.
Njoftimi i plotë nga Arbër Elshani, (pa ndërhyrje):
”Ju njoftojmë se më marrëveshje të dyanshme kemi shkeputur kontratën më basketbollistin e huaj Jyles Smith. Jyles, do të largohet nga KB Peja, më datën 19/12/2021, respektivisht ndeshja ndaj Rahovecit, do të jetë ndeshja e tij e fundit për KB Peja. Klubi PEJA, i ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj tij dhe agjencionit të tij, ku si rezultat edhe ka ardhur akordi për ndarjen me pelqimin e dy taborëve. Ne atij i dëshirojmë suksese në karrierën e tij. Rrini të qetë sepse javën tjetër kallet loja!”.