KB Peja ka zyrtarizuar transferimin edhe të një të huaji tjetër.
Klubi pejan ka arritur marrëveshje me fundorin, Tjader Fernandez.
Fernandez është reprezentues i Puerto Ricos dhe është i gjatë në 1.78 cm.
27-vjeçari ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin pejan, pas lëndimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungojë së paku 3 javë.