Nga 39 raste me koronavirus, 26 janë vetëm nga qyteti i Pejës, njofton IKSHPK. Për herë të parë Peja shënon numër kaq të madh të infektuarish me Covid-19.
Arsyeja se pse janë shënuar kaq shumë raste, sipas Institutit të Shëndetit është pjesëmarrja në një ceremoni varrimi.
“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me Covid-19.”, thuhet në njoftim.
Tashmë me rastet e reja, Peja regjistron gjithsej 47 persona të prekur me këtë virus, teksa totali në Kosovë ka shkuar në 669./ Gazeta Sinjali/