image Peja e mposhtë Vllazninë e Shkodrës në Ligën Unike

Basketboll

Peja e mposhtë Vllazninë e Shkodrës në Ligën Unike

news image

Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 76:101 (25:30, 15:19, 11:25, 25:27), në xhiron e gjashtë të Ligës Unike.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë me një epërsi prej 10:18, por shtatë pikë radhazi nga vendasit bënë që rezultati të afrohet në vetëm një pikë, e më pas mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 25:30.

Periudha e dytë ishte interesante, ku skuadra pejane sërish shkëputet në 31:38, megjithatë shkodranët nuk dorëzohen për të afruar rezultatin, por në fund të kësaj pjese, Peja ishte më e mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 40:49.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku Peja ishte shumë më e mirë, dhe arriti epërsi deri në 23 pikë, 47:70, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:74.

Në dhjetë minutat e fundit, Peja menaxhoi epërsinë dhe kontrolloi lojën, duke shkuar drejt një fitore të sigurt, që ndodhi dhe triumfoi me rezultat 76:101.

Peja tani ka katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Vllaznia një fitore dhe pesë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/