Bashkimi e ka mposhtur Pejën, 73-69, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Mirëpo, në fund të ndeshjes ndodhi për pak një përplasje mes dy tifozerive, gjë që bëri që Policia e Kosovës të reagojë, duke i larguar tifozët me forcë nga salla e sporteve në Prishtinë.
Përplasje mes tifozëve pati edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, ku edhe u ndërpre loja për ca minuta.
Ndryshe, Bashkimi në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Trepçën. /Klankosova.tv.