image Pedro Rodriguez largohet falas nga Chelsea

Futboll

Futboll/ Pedro Rodriguez largohet falas nga Chelsea

news image

Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea verën e ardhshme.

Sulmuesi spanjoll ka konfirmuar në një intervistë për Cadena Ser dëshirën për të mos rinovuar kontratën që i skadon me Blutë e Londrës në 30 qershor. Pedro do ta vazhdojë karrierën te një tjetër skuadër.

Ai kërkohet në kampionatin turk nga Fenerbahce ndërsa edhe në Spanjë ka shumë klube të interesuara për shërbimet e 32-vjeçarit.

Pedro Rodriguez është pjesë e Chelsea-t që nga viti 2015-të teksa në këto 5 sezone numëron 201 ndeshje të luajtura dhe 43 gola të realizuar.

/Gazeta Sinjali/