image Pedro Rodriguez dyfishon rezultatin në derbin e Romës

Futboll

Pedro Rodriguez dyfishon rezultatin në derbin e Romës

news image

Roma pret Lazio në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A, që njihet ndryshe si “Derbi i Romës”, transmeton Sinjali Sport.

Kjo përballje njihet si e zjarrtë në Itali, ku shpesh sjell spektakël, për shkak që të dy skuadrat janë nga i njëjti qytet dhe luajnë të njëjtin stadium.

“Giallorossi” është duke e mposhtur rivalin nga qyteti me rezultat të pastër 2-0.

Spanjolli Pedro Rodriguez realizoi golin e dytë në këtë përballje.

Në minutën e 43 skuadra e Romës kaloi në epërsi me golin e armenit Henrikh Mkhitaryan.

Të dy skuadrat luajnë për një vend në Evropë, ndërsa ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë. /Gazeta Sinjali Sporti/