image Peci përplaset me Baton Haxhiun: Nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë se sa Vjosa Osmani

Politikë

Peci përplaset me Baton Haxhiun: Nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë tanë se sa Vjosa Osmani

news image

Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”.

Mirëpo, Haxhiut i ka reaguar ministri Faton Peci, me një postim të gjatë në Facebook.

Peci ka shkruar se vreri të cilin e ka zbrazur  Baton Haxhiu ndaj Presidentes Osmani “është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur e mbanin [Baton Haxhiun] si pëllumb”.

“Baton, ke humbur moti nga skena publike, kam pas bindjen në mos je në ndonjë vend ekzotik duke shijuar mish korokodili, apo duke vizituar fiset indigjene. Megjithatë, jo. Me gjasë, të kanë braktisur!”

“Nuk është më ai të cilit i jepje informata, as ai të cilin e vilje duke ia shkruar memoaret, nuk janë më as ata të pushtetit, ku ti i bije derës si kauboj i Teksasit dhe të cilëve ju shisje mend si bëhet politika, si moderohen qëndrimet në raport me Serbinë dhe me të kaluarën tonë.”

Peci ka thënë se nuk janë më gjërat siç kanë qenë dhe “natyrisht ky pezmi yt, mbase ka kuptim…”

Ministri i Bujqësisë ka shkruar se “nuk është më në krye të shtetit dikush, të cilin e instrukton ti, por dikush që ka ego, siç është Presidentja Osmani, e cila nuk vje nga një formim që e ka kërcënimin si mjet politik”.

“Ata ishin shokët e tu, Baton. Nuk janë më.”

Peci ka thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë dhe aleatët e Kosovës se sa Vjosa Osmani.

“Presidentja nuk kërcënon, por shpërfaqë një realitet të hidhur kur ndaj nesh apkikohen masa joproporcionale. Ky nuk është kërcënim. Ankesa jote është për diçka që nuk është më. Nëse do të duhej të ishte ndryshe, apo më mirë, siç pandehni ju, pse nuk e bënë shokët e tu të dashur shtetin e Kosovës më të mirë dhe politikën më të mirë?! Mbase pse nuk ditën, pse gabuan, prandaj u dënuan nga ai që quhet “sovrani”.”

Peci i ka thënë Haxhiut të mos rrijë “dezhurni” dhe të “bindet” se asgjë nuk është e përjetshme.

“Baton, mos rri dezhurni, bindu se asgjë nuk është e përjetshme dhe se një model politik nga tjetri e dallon  veprimi, diskursi, shkathtësia dhe guximi. Tashmë e kemi një Presidente, që i kombinon mrekullisht këto tipare, të cilat ty mund të të mos impresionojnë, por, ama, tregojnë politikbërje me integritet dhe jo me bisht të zënë dere.”

Ai ka thënë se presidentja është e guximshme, vendimarrëse dhe e ushtron me përgjegjesi të plotë funksionin e saj.

“Fjalët pezm tuat janë llafe kafehanesh, kuloaresh! Jeto me to!”, i ka thënë në fund Peci Haxhiut.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/pfbid02GhohA1sDniFRjbTYG3uq4FnakoVoEnQgzRYaPR5Mhp67namvbvyjxgY4xEZtZxD3l?cft[0]=AZUGijoJ2FhZaaPoal586Ucaxk4XZ5NRmspGC3bX3BAVQ1Kg1pgRAuT11KNdtHAM09ZYlU9lBMke-HW3ucwrS0_Ppu9pfljLUHhFsCm7ccqlh8YDRvIw4XjTiCyGRq54I9wygMiLlBerMqdHILPzVHBn&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/