image Peci: Ministrinë që sot e drejtoj e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe

Politikë

Peci: Ministrinë që sot e drejtoj e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që ministrinë që sot e drejton, e ka gjetur me një shumë të madhe të borxheve.

“Unë si ministër, në momentin që e kam marrë detyrën jemi ballafaquar me një numër të konsiderueshëm të sfidave. Njëra prej tyre ka qenë pasi ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe.”, tha ai në një konferencë për media.

“Dhe se është dashtë me i adresu problemet edhe borxhet e mbetura për programin e rregullt 2020 edhe programin për rimëkëmbje ekonomike Në kuadër të kësaj ne tashmë i kemi adresu shumicën e borxheve të mbetura dhe jemi në fazën kur e mundësojmë shpalljen e re për subvencionime“, shtoi ai.

Duke folur në lidhje me subvencionet për fermerët, Peci ka shtuar se në ndihmë të tyre do të jenë 50 milionë euro.

“Në programim për pagesa direkte në vitin 2021, kemi në dispozicion 21 milionë euro, ndërsa në total përkrahja për fermerët gjatë këtij viti do të arrijë shifrën e mbi 50 milionë eurosh. Ky program, u mundësua falë edhe vendimit të Qeverisë Kurti 2 për përkrahjen për fermerët dhe vendimin i cili ka mundësuar edhe shpërndarjen prej 5 milionë euro shtesë në njërën nga mbledhjet paraprake të Qeverisë”.

Tutje Peci tha se gjatë këtij muaji do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara në Iowa, ku sipas tij, pritet të ketë një memorandum bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë.

/Gazeta Sinjali/