image Kjo është komuna e cila ka pezulluar shërbimet për ata që s'kanë paguar tatime

Sociale

Kjo është komuna e cila ka pezulluar shërbimet për ata që s’kanë paguar tatime

news image

Komuna e Kamenicës do të ndërpres disa shërbime komunale, për qytetarët që kanë borxhe ndër vite.

Ata të cilët kanë borxhe, do të pezullohen nga të gjitha shërbimet kadastrale, shërbimet për Planifikim dhe Urbanizëm, shërbimet rregullatore si dhe ndalesa e shërbimeve të tjera, shkrun Gazeta Sinjali.

Nga kjo komunë bëjnë të ditur se vendimi do të vlejë deri në pagesën e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara.

Komuna pezullon shërbimet brenda tre (3) ditëve pune pas ditës së fundit për pagesë. Komuna pezullon shërbimet deri në pagesën e plotë të detyrimeve tetimore të papaguara. Me qellim marjen e shërbimeve që ofrohen nga Zyra apo Drejtori të ndryshme në Komunë, tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin pranë këtyre të fundit një vërtetim pagese, i cili përcakton se të gjitha detyrimet tatimore të papaguara janë paguar”, thuhet në njoftim.

No photo description available.

/GazetaSinjali/