image Sipas PDK-së, Vjosa Osmani po e sulmon KQZ-në me deklaratat e fundit

Politikë

Sipas PDK-së, Vjosa Osmani po e sulmon KQZ-në me deklaratat e fundit

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentit se po e sulmon Komisionin Qendror Zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se Osmani nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet KQZ, sikur dje, do të detyrohet të marrë masa.

Bytyçi tregon arsyet, për shkak të të cilave, sipas tij, Osmani s’mund të mbrojë këtë institucion.

Vjosa Osmani në stilin e Trumpit, duke e vazhduar sulmin ndaj KQZ-së”, shkroi Bytyçi në Facebook.

E natyrshme, nuk mundet ajo të mbroj një institucion kur vet është pjesë e orkestrimit”, shtoi ai.

U.d së presidentit Vjosa Osmani përmes Facebook ka folur për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç është betuar.

/Gazeta Sinjali/