image PDK vendos t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e ardhshme

Politikë

PDK vendos t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e ardhshme

news image

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar se do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me vlerë mbi 300 milionë euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se do të votojnë pro në seancë e nesërme për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjeve, që sipas Qeverisë ishin konsideruar të domosdoshme.

“PDK është opozitë e Qeverisë, mirëpo kemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se s’jemi opozitë e shtetit dhe interesit të qytetarëve të Kosovës. Kemi diskutuar brenda strukturave, por tani përfunduam edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kemi vendosur të përkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës. I përkrahim pa kushtëzime”, ka thënë Hamza.

Votimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme në dy seancat e fundit./ Gazeta Sinjali/