Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se karantinimi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është duke u bërë në mënyrë abuzive e të papërgjegjshme.
Sipas tyre, ka një sërë rastesh të qetarëve të riatdhesuar, të cilët falë librezave partiake, lidhjeve me pushtetin, apo për arsye të tjera nuk janë vendosur në karantinë por janë liruar para kohe. Këto raste flasin për një qasje abuzive, të papërgjegjshme dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Valdete Idrizit nga kjo parti, ka deklaruar menaxhimi aty ka dështuar rëndë e për këtë duhet të ketë hetim e dhënie të përgjegjësisë.
“Shteti ka obligim t’iu ofrojë kushte të mira dhe të duhura e të barabarta të izoluarve. Por menaxhimi në këtë qendër ka dështuar rëndë. Në adresë të PDK-së janë duke ardhur shumë ankesa për trajtim jo të barabartë. PDK bën thirrje për ndaljen e këtyre abuzimeve. I bën thirrje Prokurorisë për hetime në këtë Qendër. Ky hetim duhet të jetë transparent e ministrat përgjegjës duhet të ofrojnë dorëheqje”, ka thënë Idrizi gjatë një konference për media.
Keqpërdorimet dhe abuzimet në këtë qendër, sipas PDK-së, dëshmohen me rastin e vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani.