image PDK thërret seancë në kuvend të hënën, shkak dialogu Kosovë - Serbi

Politikë

PDK thërret seancë në kuvend të hënën, shkak dialogu Kosovë – Serbi

news image

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryesisë së Kuvendit për caktimin e një seancë të hënën që vjen, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Seanca, të cilën e kërkon PDK-ja ka një pikë të rendit të ditës, e që është “debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Deputetët opozitarë kërkuan edhe sot që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të flisnin për Dialogun, por mocioni i LDK-së dështoi. Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër.

Kryeministri Albin Kurti tha se është i gatshëm që ta informojë opozitën rreth propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, por nuk mund ta bëjë në një seancë të hapur. 

/GazetaSinjali/