Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, sot do të mbajnë konferencë për media në ora 14:00.
Në njoftimin e paralajmëruar nga PDK, thuhet se konferenca do të zhvillohet në selinë qendrore të kësaj partie.
Partia e drejtuar nga Memli Krasniqi së fundi ka qenë kritike për moskrijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.
PDK po ashtu ka ngritur padi penale ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së.