image PDK thërret konferencë për media

Politikë

PDK thërret konferencë për media

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Në njoftim nuk është treguar arsyeja e konferencës, por pritet të jetë lidhur me vendimin e Qeverisë për targat.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

/GazetaSinjali/