Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca mbahet në orën 17:00 në selinë e PDK-së në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka propozuar që të formohet qeveria e unitetit në mënyrë që të eliminohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve dhe e shpërndarjes së kuvendit.
“Pas rënies së qeverisë, nga e hëna duke respektuar kushtetutën do të fillojë konsultimet me partitë politike. Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja si dhe shpërndarjes së Kuvendit. Qeveria aktuale në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët. Duhet të shkohet me një qeveri të unitetit në mënyrë që të shkohet me reformat e nevojshme”, ka thënë Thaçi.
Kujtojmë që, Qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi, dy ditë më parë./Gazeta Sinjali/
Politikë