image PDK s'do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

Politikë

PDK s’do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

news image

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga kryeministri Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se e shohin të panevojshme mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.

Seanca do të fillojë nesër në orën 14:00 dhe pika e vetme e rendit të ditës është: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/