image PDK rekomandon që transporti publik në Prishtinë të jetë falas deri në muajin mars të vitit 2021

Kosovë

PDK rekomandon që transporti publik në Prishtinë të jetë falas deri në muajin mars të vitit 2021

news image

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka rekomanduar që transporti publik të jetë falas për të gjithë banorët e kryeqytetit, nga muaji nëntor deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Ky rekomandim erdhi për shkak të shqetësimit që thonë se kanë asamblistët dhe kryesia e kësaj partie për cilësinë e ajrit në Prishtinë.

“Qeverisja komunale nuk ka ndërmarrë asnjëherë asnjë veprim me efekt afatgjatë që do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit. PDK në Prishtinë duke parë që qytetarët që tani po përballen edhe me një sëmundje tjetër respiratore, propozon që transporti publik të jetë falas, për të gjithë qytetarët e Prishtinës, gjithmonë duke respketuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, u tha në konferencën e kësaj partie./Gazeta Sinjali