image PDK reagon ashpër pas vizitës së Kurtit dhe Osmanit në veri: Turpëruan shtetin e Kosovës

Politikë

PDK reagon ashpër pas vizitës së Kurtit dhe Osmanit në veri: Turpëruan shtetin e Kosovës

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vizitës së sotme të Kurtit dhe Osmanit në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo parti e ka cilësuar si turpërim të shtetit ngjarjen e sotme.

Kurti dhe Osmani turpëruan shtetin e Kosovës, këtë sjellje të shëmtuar ta dënojmë me votë më 14 shkurt”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK e cilësoi edhe si të rrezikshme sjelljen e Kurtit dhe Osmanit.

Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendetëve për pushtet, Kurti-Osmani, të cilët vunë në pikëpyetje të arriturat e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin, vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë”, tha PDK.

/Gazeta Sinjali/