Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Deputetja e këtij subjekti politik, Ganimete Musliu ka folur rreth sigurisë në vend. Ajo kritikoi Qeverinë Hoti për degradimin e sigurisë, pas grabitjeve të shumta që po ndodhin nëpër banka.
“Është krijuar pasiguri e madhe sidomos gjatë festave të fundvitit”, tha Musliu.
Po ashtu, ajo tha se kjo qeveri vetëm po viktimizohet dhe do të fajësojë dikë tjetër për gabimet e tyre, e që sipas saj kjo qeveri është e “lodhtë”.
Ajo shtoi se Qeveria Hoti po bën përndjekje ndaj udhëheqësve të institucioneve kryesore të sigurisë, kështu duke i punësuar njerëzit partiakë e joprofesionalë.
“Shkarkimi i zyrtarëve profesionistë nga udhëheqja e institucioneve të pavarura dhe kredibile dhe mungesa e një plani se si të veprohet në situata të caktuara, ka krijuar vakum institucional dhe mungesë autoriteti të Qeverisë”, ka thënë Musliu./Gazeta Sinjali/