image PDK: Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës të fillojë vaksinimin e fundit në Evropë

Kosovë

PDK: Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës të fillojë vaksinimin e fundit në Evropë

news image

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vaksinimin që po bëhet në Veri nga Qeveria e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Ismaili, kritikoi Qeverinë Hoti se nuk po bën sa duhet për sigurimin e vaksinës antiCOVID.

A mund të na shpjegoj se si Vuqiq nga Beogradi filloi vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Është irrituese se si një qeveri armike hyn në Kosovë, vaksinon në Kosovë. Duke ditur se vaksina është mënyra e vetme i jep fund pandemisë, prioriteti më i lartë i kësaj qeverie do të ishte sigurimi i vaksinës. Me mos veprimet e saja, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës të filloj vaksinimin i fundit në Evropë. Mos sigurimi i vaksinave ka pasoja shëndetësore dhe ekonomike. Deri sa Kosova ka 0 vaksinimi BE ka siguruar 2 miliardë doza. Derisa Kosova ka 0 vaksinim, vendet e rajonit tashmë kanë siguruar dozat”, tha ai./Gazeta Sinjali/