image PDK propozon të hartohet ligj nga pozita dhe opozita për rimëkëmbje ekonomike

Kosovë

PDK propozon të hartohet ligj nga pozita dhe opozita për rimëkëmbje ekonomike

news image

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, pak minuta para fillimit të seancës së Kuvendit e ka propozuar një ligj të ri për rimëkëmbjen ekonomike.

“Duke u bazuar në situatën e rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë dhe mosveprimit të duhur dhe në kohë, sektori privat po edhe kategoritë tjera janë në një gjendje jo të mirë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Hamza ka thënë se duhet të bëhet një ligj i qëndrueshëm dhe se çështja e Trustit mund të votohet veçmas. / Gazeta Sinjali /