Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, bëhet e ditur nga PDK.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nisë në orën 15:00, megjithëse pa një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. /Gazeta Sinjali/