image PDK: Prokuroria të fillojë hetimet ndaj kryetarit të Prizrenit pas skandalit me tenderin 1.4 milion eurosh

Politikë

PDK: Prokuroria të fillojë hetimet ndaj kryetarit të Prizrenit pas skandalit me tenderin 1.4 milion eurosh

news image

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar sot lidhur me skandalet korruptive, arrestimet e fundit si dhe largimin e partive politike opozitare nga selitë e tyre në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Totaj ka kërkuar që Prokuroria të fillojë hetimet edhe ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas skandalit me tenderin 1.4 milion eurosh të Komunës nën dyshomet e aplikimit me dokumente të rrejshme, ku uarrestuan disa persona.

Sipas Totajt, parulla me “Mytën do ta mbysim korrupsionin” është shndërruar në parullën “Myta është mbytur në korrupsion”.

Ky skandal i madh nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi politike. Ne jemi të bindur se në këtë skandal korruptiv është i përfshirë edhe vetë Haskuka dhe personat e afërt me të, prandaj apelojmë tek organet e shtetit që të zgjerojnë pistën e hetimeve duke përfshirë kryetarin Haskuka, drejtorin Osman Krasniqi, ish-drejtorin Levent Kasemi dhe shefin e prokurorimit”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Totaj është shprehur se pushteti i korruptuar i udhëhequr nga Mytaher Haskuka dhe motivuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po synon ta frikësojë opozitën, ta indimidojë, t’ia mbyllë gojën dhe t’ia pamundësoj veprimtarinë e saj politike në shërbim dhe interes të qytetarëve të Prizrenit, duke i larguar partitë opozitare nga selitë e tyre me qëllim që ata të heshtin karshi abuzimeve e aferave korruptive në Komunën e Prizrenit. /Gazeta Sinjali/