image PDK pro Kurtit: Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave, vendimi të merret në koordinim me SHBA-në

Politikë

PDK pro Kurtit: Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave, vendimi të merret në koordinim me SHBA-në

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se targat ilegale të qytetarëve serbë nuk mund të lejohen deri në pafundësi që të qarkullojnë në Kosovë.

Nuk u përgjigj direkt nëse PDK është pro shtyrjes së afatit për riregjistrimin e targave, por tha se partia e tij e mbështet Qeverinë Kurti në vendimet ku respektohet sovraniteti edhe në veri të vendit.

“Çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që duhet ndërmerret në raport me Serbinë, padyshim që është shumë e rëndësishme që të koordinohet me SHBA-në. Mirëpo, mbi të gjitha është më e rëndësishme që ky koordinim të rezultojë me respektimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave të tilla dhe besoj që çfarëdo veprimi që ndërmerr Qeveria e Kosovës e që respekton sovranitetin e vendit edhe në atë pjesë të Kosovës, padyshim që ka përkrahjen e PDK-së”, tha Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Edhe pas thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që afati për riregjistrim të shtyhet për 10 muaj, kryeministri Kurti sot ka deklaruar se 31 tetori mbetet data e fundit për këtë.

“Ne vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor. Pra, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetërsuara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaSinjali/