Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca për mundësinë e koalicionit me PDK-në në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Bytyqit është ende herët që të flasin për këtë temë dhe se PDK po hynë në këtë garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kanë angazhimin e mirë opozitar.
“Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien. Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë. Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam”, shkroi ndër të tjera Bytyqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien.
Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë.
Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë.
Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam.
Është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për “mashtrimin e madh” të 6 Tetorit.
Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin.
Rezultati, shkurt, në tri pika:
1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 “rritja ekonomike”,
2. Një dështim total me pandeminë,
3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës.
Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa./Gazeta Sinjali/