PDK-ja ka paralajmëruar kallëzime penale për KEK-un dhe ZRrE-në.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRrE-ja do të përballet me një kallëzim penal nga grupi parlamentar. Këtë ai e ka thënë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e kallzimit penal ndaj ZRrE-së, sipas tij është për faktin se ka lënë në mënyrë të jashtëligjshme të operojnë operatorë pa licencë të shesin energji elektrike në Kosovë.
“Ne si Grup Parlamentar, padyshim jemi duke i nxjerr të gjitha gjetjet dhe jemi duke përgatitur një kallëzim penal ndaj ZRRE-së që ka lënë në mënyrë të jashtëligjshme të operojnë operatorë pa licencë të shesin energji elektrike në vendin tonë. ZRRE-ja do të ballafaqohet me një kallëzim penal nga grupi parlamentar”, ka thënë Tahiri.
Tutje, Tahiri ka theksuar se kallëzim penal do të bëjnë edhe për KEK-un për shkak se sipas tij, po bën shpronësim taksave të e qytetarëve të Kosovës pa dhënë shpjegime.
“Po ashtu, si grup parlamentar jemi duke përgatitur kallëzim penal edhe ndaj KEK-ut, që bën shpronësim taksave të e qytetarëve të Kosovës pa dhënë shpjegime të qarta se cila ka qenë baza ligjore dhe çka i ka dhënë atij drejtë që në mënyrë vullnetare t’i dalin ato mjeta nga xhirollogaria e KEK-ut, që vendosen prej ministrisë së Energjetikës, qeverisë, në xhirollogarinë e KEK-ut dhe pastaj t’i shkojnë direkt KESCO-s”, tha Tahiri.