Partia Demokratike e Kosovës e ka nominuar ushtruesin e detyrës të kryetarit të partisë, Enver Hoxhajn, kandidat për kryeministër të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e bëri të ditur deputeti, njëherësh sekretari i përgjithshëm i kësaj partie përmes një konference për media, Uran Ismaili, i cili tha se për Hoxhajn kanë qenë të gjitha votat e kryesisë së PDK-së.
Ndryshe, ky vendim i PDK-së vjen pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese.