image PDK në Viti: Kryetari i Komunës ka blerë mobile elektrike në vlerë prej 1 mijë e 600 eurosh që kryejnë edhe masazh

Kosovë

PDK në Viti: Kryetari i Komunës ka blerë mobile elektrike në vlerë prej 1 mijë e 600 eurosh që kryejnë edhe masazh

news image

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin për keqpërdorim të parasë publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas PDK-së, kryetari i Komunës ka blerë garniturë të mobileve elektrike në vlerë prej 1 mijë e 600 eurosh që kryejnë funksionin e masazhës.

Po ashtu, PDK në këtë komunë u shpreh se ngrënia e një darke me vlerë prej 452 euro, shpenzimi i mbi 15 mijë euro për dekorimin e sheshit në këtë kohë pandemie janë disa nga keqpërdorimet e parasë publike nga kryetari i kësaj komune.

Komunikata e plotë:

Zyra e Kryetarit të Vitisë shndërrohet në qendër masazhi

Blerja e një garniture të mobileve elektrike të cilat bëjnë  masazh me vlerë 1600 euro, nga ana e Kryetarit të Komunës Sokol Halitit tregon se kryetari i Komunës së Vitisë e ka humbur fillin me realitetin në të cilin gjendemi. Ngrënia e një dreke me vlerë 452 euro, shpenzimi i mbi 15 mijë euro për dekorimin e sheshit ( ka mundur të dekorohej simbolikisht) dhe tani kulminacioni me blerjen e mobileve me masazh për zyrën e tij, në këtë kohë pandemie me para të qytetarëve kur qytetarët kanë mbetur pa punë dhe pa ndihma nga askush, është me të vërtet pikëlluese për secilin qytetetarë dhe parti në Viti kur sheh keqpërdorimet dhe shpërfilljen e Sokol Halitit ndaj gjendjes së të gjithë neve si shoqëri.

Çfarë i mungon tani zyrës së Sokol Halitit, pas blerjes së mobileve me masazh, mos ndoshta ndonjë xhakuzi, nuk është çudi nëse zyra kryetarit furnizohet edhe më një xhakuzi në të ardhmen e afërt edhe ashtu si ka mbetur shumë kohë deri në vjeshtë e ndoshta ikën edhe para vjeshtës.

P.S. Ftojmë qytetarë e Komunës së Vitisë të shkojnë të bëjnë nga një masazh falas te zyra e kryetarit të Vitisë, edhe ashtu me para të qytetarëve janë blerë këto mobilie masazhi.

/Gazeta Sinjali/