image PDK në Malishevë kundër koalicionit me Nismën: Limaj personifikim i korrupsionit dhe shantazhit

Politikë

PDK në Malishevë kundër koalicionit me Nismën: Limaj personifikim i korrupsionit dhe shantazhit

news image

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe pse u përfol shumë një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy subjekteve politike, dega e PDK-së në Malishevë tha se nuk do të ndodhë një gjë e tillë dhe e cilësoi Limajn si një politikan pa moral politik e as njerëzor.

“PDK-ja nuk do të bëj këtë gabim vetëvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është personifikim i korrupsionit dhe shantazhit. Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë kundër këtij koalicioni në të gjitha format”, thuhet ndër të tjera në reagimin e degës së PDK-së në Malishevë.

Sipas tyre, Limaj ka luftuar në të gjitha format dy ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin duke akuzuar, shpifur dhe sulmuar të gjithë ata që i përkrahnin mendimet e tyre.

Postimi i plotë:

POLITIKANI PA MORAL POLITIK DHE  NJERËZOR

Fatmir Limaj ishte ai i cili e ka luftuar në të gjitha format Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke akuzuar, shpifur dhe duke sulmuar të gjithë ata që përkrahnin mendimet e tyre.

Tani Fatmir Limaj, duke parë që nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht, po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së.

Por PDK-ja nuk do të bëj këtë gabim vetëvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është personifikim i korrupsionit dhe shantazhit.

Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë KUNDËR këtij koalicioni në të gjitha format./Gazeta Sinjali/