image PDK: MSH shkeli dy nene me vendimin për kufizimin e lëvizjes

Kosovë

Politikë/ PDK: MSH shkeli dy nene me vendimin për kufizimin e lëvizjes

news image

Partia Demokratike e Kosovës sot e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin në vetëm një orë e gjysmë në ditë të lëvizjes së qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas deputetes së kësaj partie, Besa Ismaili, kjo kërkesë për shqyrtim të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gjykatën Kushtuese u dorëzua, pasi kjo parti pretendon se ky vendim ka shkelur dy nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Sot kam parashtruar kërkesën në emër të një të katërtës së deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çështja që kemi ngritur është çështja e kushtetueshmërisë së vendimeve të ministrit në dorëheqje, Arben Vitia, në lidhje me përputhshmërinë e këtyre vendimeve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne pretendojmë që ka një shkelje të dy neneve kryesore, atë të lirisë së lëvizjes, neni 85 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 55 i cili përkufizon qartësisht se këto vendime që kufizojnë liritë e lëvizjes dhe të drejtave të njeriut nuk i takojnë qeverisë”, tha Ismaili para gazetarëve./Gazeta Sinjali/