Shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri bën të ditur që PDK në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badoc.
Ai thekson që ka tre orë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe derisa PDK po merrte nënshkrimet e nevojshme në terren, LVV doli me njoftim publik për iniciativë të njëjtë.
Retkoceri tha që “Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.”
Për më shumë, lexoni të plotë postimin e tij.