image PDK mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kosovë

Konferencë/ PDK mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka konfrimuar se PDK do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Si opozitë, në parim, ne e mbështesim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por kjo s’do të thotë se ne do të ndryshojmë kursin dhe statusin aktual politik”, është shprehur Veseli në një konferencë për media.

Tutje Veseli tha se fajtor për situatën e krijuar në vend janë të dy partitë e koalicionit.

“PDK as nuk e kemi ndihmuar dhe as nuk e kemi shkaktuar me asnjë veprim këtë situatë. E kam shpallur opozitën pak orë pas mbylljes së votimeve me 6 tetor, dhe u kam lënë hapsirë partive fituese për ta krijuar qeverinë. Tani kemi një situate tjetër të shkaktuar nga ky koalicion” ka thënë Vesleli./Gazeta Sinjali/