image PDK: Letra e Kurtit, presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese

Kosovë

Politikë/ PDK: Letra e Kurtit, presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese

news image

Partia Demokratike e Kosovës thotë se dënon ashpër kërcënimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj Gjykatën Kushtetuese. 

PDK konsideron qe letra e dërguar nga Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve.

 “Ky sulm nuk është rast i shkëputur, por është vazhdimësi sulmeve nga më të ultat që Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë gjatë viteve të kaluara ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm të shtetit tonë. Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që e ka sulmuar shumë herë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por edhe kanë vënë precedentin e rrezikshëm të mos-zbatimit të një vendimi të marrë prej saj, sikurse ndodhi me aktgjykimin e dhënë prej saj në datën 31 mars 2020. Ajo ka organizuar sulme edhe individualisht ndaj gjyqtarëve. Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe  të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje”, thotë PDK-ja në një komunikatë për media.

 Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur.

Po ashtu, PDK-ja ka ftuar të gjithë partitë politike dhe institucionet shtetërore, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa përjashtim, duke respektuar pavarësinë  dhe autoritetin e këtij institucioni./GazetaSinjali/