image PDK kërkon të largohet pika për votimin e Komisionerit për Privatësi, LVV: S'kemi faj që jemi shumicë

Politikë

PDK kërkon të largohet pika për votimin e Komisionerit për Privatësi, LVV: S’kemi faj që jemi shumicë

news image

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka kërkuar të largohet nga rendi i ditës pika e nëntë për zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi.

“Kolegë deputetë. Sot e kemi në rend dite një pikë që është diskutuar shumë. Pika e nëntë, për zgjidhjen e Komisonerit për Informim dhe Privatësi. Prandaj kërkoj nga LVV dhe Lista Serbe që ta tërheqin këtë pikë nga rendi i ditës. Është çështje me peshë dhe që ka shkaktuar reagime“, tha Reçica.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

“Nuk duhet të kërkojmë falje që jemi shumicë në komision. S’mundemi mu barazu me ata që s’e kanë shumicën në komision. PDK e ka bojkotu këtë çështje. Ky proces ka ardhë në seancë. Janë merr shumë me emrat për këtë pozitë. Kërkesa për tërheqje është arsye me vazhdu. Propozoj që seanca të vazhdojë dhe Kuvendi të vendos”, tha Kusari-Lila.

Ky propzim i PDK-së nuk kaloi, pasi ishin vetëm 19 vota pro.

/GazetaSinjali/