Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për shtrenjtimin e rrymës në një konferencë për media.
Tahiri tha se po kërkojnë nga Kuvendi dhe Qeveria që bordi i ZRrE-së të shkarkohet sepse “janë të paaftë, po na marrin n’qafë”.
“Kërkuam që ky bord të shkarkohet nga kuvendi sepse janë njerëz të paaftë të cilët po e marrin n’qafë jetën e qytetarëve tanë, po e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë“, tha ai.
Tahiri gjithashtu tha se do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në lidhje me vendimin e sotëm të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.