image PDK kërkon nga Kurti shkarkimin e ministrit Reka,e quan të rrezikshme idenë e tij

Kosovë

Reagim/ PDK kërkon nga Kurti shkarkimin e ministrit Reka,e quan të rrezikshme idenë e tij

news image

Partia Demokratike e Kosovës e ka konsideruar shqetësuese dhe të rrezikshme idenë e ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, me të cilën ai ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron tepër shqetësuese dhe të rrezikshme idenë e promovuar nga Qeveria e Albin Kurtit, përkatësisht Ministri i tij Blerim Reka, me të cilën do t’i bëhej një favor jashtëzakonisht i madh shtetit serb, ndërsa do të rrezikohej ekzistenca e shtetit të Kosovës. Si kompromis për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Vetëvendosjes ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

PDK thotë se kjo ide e ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga Naçertanje, luftërat ballkanike, projektet e Nikola Pashiqit, Jovan Cvijiqit, e Ivo Andriçit, për ta zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar.

Në fund, PDK-ja kërkon nga kryeministri Kurti shkarkimin e ministrit Reka.

“ Kryeministri Kurti duhet urgjentisht të reagojë me shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit Blerim Reka dhe të distancohet nga një qëndrim i tillë anti-kombëtar”, thuhet në reagimin e PDK-së./Gazeta Sinjali/