image PDK-ja thërret konferencë për media, pas vendimit të Kushtetueses

Kosovë

Politikë/ PDK-ja thërret konferencë për media, pas vendimit të Kushtetueses

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese sot po ashtu e ka shqyrtuar lëndën e Uran Ismailit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me katër vendime të Ministrisë së Shëndetësisë. Kushtetuesja dy prej tyre i ka shpallur të vlefshme dhe dy të tjera të pavlefshme.

“PDK mban sonte konferencë të jashtëzakonshme për media ora 21:15 Partia Demokratike e Kosovës, mban sonte (e premte) 1 maj 2020, Konferencë të jashtëzakonshme për media. Vendi: Selia e PDK, Koha: 21:15 Jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/