Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që mos të dërgojë komente në Zyrën e Rregullatorit për Energji. Kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi ka thënë se komentet e tyre i kanë bërë publike.
Ai tha se ZRrE duhet t’i marrë parasysh diskutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin e qytetarëve.
“Sot përfundon afati për dhënien e komenteve formale ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dërguar komente për këtë çështje në adresë të ZRRE, sepse ato i kemi bërë publike në vazhdimësi”, ka shkruar Krasniqi.