Në seancën e sotme e cila po mbahet për t’u miratuar projektet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, PDK-ja ka reaguar duke thënë se nuk do të jetë pjesë e votimit për ratifikimin e marrëveshjeve të tilla.
Madje, deputeti Memli Krasniqi, tha se nuk do të votohet as projekti i impiantit për trajtimin e ujrave të zeza në Gjilan, projekt i shtyrë vet nga PDK-ja si marrëveshje për t’u realizuar.
“Mua më vjen keq vetëm për projektin e ujrave të zeza në Gjilan, që e kemi shtyrë vet, se sa i përket LDK-së, ne nuk do të jemi pjesë e votimit të marrëveshjeve”, u shpreh Krasniqi./ Gazeta Sinjali/