Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot në ora 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.
PDK-ja bën të ditur se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për media.
PDK-ja thotë se në mbledhjen e Kryesisë do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
“Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare vijnë pas cenimit të raporteve Kosovë-SHBA që po ndodhin si pasojë e sjelljeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e PDK-së./ Gazeta Sinjali/