Paralajmërimi se nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit derisa kryeparlamentarja Vjosa Osmani ta kthejë fotografinë e presidentit Hashim Thaçi në vendin ku ka qenë, nuk i ka zgjatur më shumë se 7 ditë PDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit sot janë mbledhur sot, derisa në mbledhje kanë shkuar edhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza.
Para një jave, PDK-ja e bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, derisa Bedri Hamza paralajmëroi se bojkoti do të vazhdonte derisa Osmani ta kthente fotografinë e Thaçit në ballë të zyrës së saj.
“Kërkojmë që fotografia zyrtare e presidentit të vendit, z.Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontriubojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”, kishte thënë Hamza.
Në ditën e parë të punës, Osmani e hoqi fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi nga zyra e kryeparlamentares. /Gazeta Sinjali/