image PDK-ja e Skenderajt ankohet në PZAP dhe Polici për Bekim Haxhiun

Politikë

PDK-ja e Skenderajt ankohet në PZAP dhe Polici për Bekim Haxhiun

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme publikoi një video ku dëgjohet deputeti, Bekim Haxhiu, duke kërcënuar qytetarët e Skenderajt, që nuk rreshtohen përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka dërguar ankesë në Policinë e Kosovës dhe në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa rreth kësaj deklarate të Haxhiut.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura.

Se një ankesë e tillë është pranuar nga PZAP është konfirmuar nga kreu i këtij institucioni, Mulë Desku.

“PZAP-i sot pas dite ka pranuar ankesën me pretendimet te cilat ju i keni theksuar ne pyetjen e juaj. Ankesa do te vendoset brenda afatit ligjor”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/