image PDK-ja do ta votojë projektligjin për buxhetin: Duhet të zgjedhim mes dy të këqijave

Financa

PDK-ja do ta votojë projektligjin për buxhetin: Duhet të zgjedhim mes dy të këqijave

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se projektligji për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 është i paplotësuar.

Hamza po ashtu shprehu shqetësim që nuk janë marrë parasysh amandamentet e propozuara nga PDK-ja.

Sidoqoftë, ai tha se ka konsistencë për të votuar këtë projektligj, pasi që janë në situatë ku duhet të zgjedhin mes dy të këqijave.

“Jemi në një situatë ku duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, ose të mos e votojmë ose ta përkrahim buxhetin. Qyshdo qoftë, do jetë më mirë se mos me përkrah. Ne emër të PDK-së, them se do ta votojmë, kemi konsisitencë në këtë pikë”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/