image PDK-ja akuzon Kurtin: Braktise premtimin, nuk i pate në krah Vasfijen dhe Sarandën

Politikë

PDK-ja akuzon Kurtin: Braktise premtimin, nuk i pate në krah Vasfijen dhe Sarandën

news image

Partia Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, se ka shkelur premtimet e tij rreth të pagjeturve në dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti nuk i pati në krah Vasfije Krasniqin dhe Saranda Bogujevcin, po u ul përballë Aleksandar Vuçiqit, sipas kushteve që kishte vënë ky i fundit.

Nuk e ka në krahë as Vasfije Krasniqin dhe as Saranda Bogujevcin, por është ballë për ballë me Aleksandar Vuçiqin dhe sipas kushteve të tij.

Ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumanovës, për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre”, ka shkruar Gjoshi në Facebook./Gazeta Sinjali/